Monday, March 5, 2012

Debati me Klaudjës e Anilës vazhdon, përfshihen dhe banorët e tjerë

Graciano e Anila qëndrojnë buzë pishinë, në praninë dhe të disa banorëve të tjerë e komentojnë debatin që Anila sapo ka bërë me Klaudjën, pasi kjo e fundit ka fshehur disa ushqime për vete. Graciano shprehet se Anila nuk duhet jtë reagonte aq keq pasi përderisa të gjithë banorët marrin çfarë të duan për të ngrënë e nuk pyesin, ka gjasa që ndonjëri të mbesë pa ushqim, e kështuqë secili mund të fshehë ndonjë gjë për vete.

Anila thotë se i ka ardhur inat që Klaudja ia ka nxjerrë moltot që kishte fshehur në syrin e saj, si për t’i bërë sfidë, por Graciano ia sqaron këtë situatë dhe mban anën e Klaudjës. Anila tregon se Klaudja i ka thënë gjatë debatit se përderisa ushqimet nuk kanë emër se kujt i përkasin, ajo mund të marrë çfarë të dojë, por Anila ia ka kundërshtuar fort këtë pohim. Kjo e fundit thotë se ushqimi vjen për të gjithë, kështuqë askush nuk duhet të abuzojë e të fshehë për vete çfarë të dojë.

Ndërkohë, Ermira e Klaudja qëndrojnë në kopësht duke komentuar shakanë e mbrëmshme për të zgjuar banorët që kanë qenë të gjumë. Klaudja shprehet se i ka kërkuar banorëve me mirësjellje që t’a ulnin pak zërin pasi do të flinte gjumë, ata kanë pohuar e më pas kanë filluar të flasin me zë akoma më të lartë.

Më pas, Klaudja shkon pranë pishinës ku shikon që Erioni po bisedon me Anilën për debatin mes tyre, e i kërkon Erionit t’a lërë me kaq. Graciano përfundon duke thënë se cilido që e ka nisur këtë “lojë” , duhet t’i vijë rëndë, pasi nuk mund të luhet me ushqimin e përbashkët.

Anila e Klaudja përballen përsëri me njëra-tjetrën e Klaudja i thotë Anilës se do t’i ishte bërë qëfi sikur ajo të qe zgjuar përpara se të ishte në nominim. Anila përgjigjet: “Është hera e parë që ma thua këtë, e mos e përmend më”. Ajo shton se Klaudja nuk duhet të bëjë ironi me të. Klaudja thotë se Anila duhet të sillet më butë, pasi është femër e të dyha vazhdojnë të drejtojnë cilësime jo të mira për njëra-tjetrën. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles