
Ermira e Doloreza kryejnë punët e para të mëngjesit e shkëmbejnë biseda me njëra-tjetrën dhe me Edin. Ermira kërkon mendim nga Doloreza se si është veshur e më pas ulen të hanë mëngjes sëbashhku, pasi banorët e tjerë janë ende në gjumë.
Pas pak, Liam zgjohet dhe lëviz në dhomën e djemve e të vajzave për t’i zgjuar. Ai bën zhurmë dhe shkon tek krevati i çdo banori për t’a zgjuar, teksa kërcen e këndon.
Ndërkohë, Gentën e ka zënë gjumi në divan e Klaudja shkon pranë saj për t’a zgjuar.
Anila sapo zgjohet nga gjumi debaton me Klaudjën pasi kjo e fundit ka lënë mënjanë disa ushqimet për vete e Anilës nuk i pëlqen kjo gjë. Ermali shprehet se banorët kanë filluar të fshehin ushqimet secili për vet. Anila e Klaudja vazhdojnë të debatojnë me zë të lartë, ku Anila i thotë Klaudjës mos t’a imitojë e Klaudja i përgjigjet se duhet të ketë nivelin e saj që të sillet si ajo.
Klaudja më pas komenton me Metin e Elvisin, debatin që pati me Anilën. Ajo shprehet se Anila mendon se duhet të jetë më aktive këtë javë që është në nominim, dhe do patjetër t’i dëgjohet zëri duke u kapur dhe pas gjërave më të vogla të mundshme.
0 comments:
Post a Comment