Monday, March 5, 2012

Buxheti i javës; Anila kërkon buxhet të veçantë


Banorëve të shtëpisë së BB u ka ardhur buxheti i javës e Ermira lexon zarfin informues për ta. Ermira lexon shumë në dispozicion që banorët kanë, e ata duhet të jenë të gjithë gjatë kohës së pregatitjes të buxhetit e të porositin aty çdo ushqim, pije, dhe produkte higjene që u duhet për të gjithë javën.

Anila shprehet se dëshiron t’a bëjë vetëm buxhetin e saj e Arbri thotë se secili duhet të marrë e të konsumojë atë ç’ka i takon në përpjestim me banorët e tjerë.
Banorët ndahen në grupe e fillojnë të pregatisin buxhetin, ndërsa Anila ka marrë e vetme një fletë për të bërë porositë e saj.

Arbri shprehet se për sot do t’i gatuajë Ermali, e Françeska ndërhyn duke thënë se nuk ka përse të gatuajë Ermali për të gjithë. Arbri përgjigjet se meqënëse Ermali gatuan shumë mirë, le të gatuajë ai përsëri e Françeska thotë se kur gatuante Ermali gatuante dhe më parë, banorët nuk mblidheshin të gjithë për të ngrënë.

Banorët përplasen me Anilën, e cila po pregatit buxhetin vetëm për vete e Liami shprehet se Anila po bën diçka pa kuptim e Françeska gjithashtu, kundërshton. Si përrfundim, Anila bindet se e vetme nuk ia del dot me buxhetin e saj dhe heq dorë nga kjo ide. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles