Sunday, March 18, 2012

Dëshira e Klaudjës në lidhje me Erionin; Lirohen të burgosurit


Arbana pasi ka marrë emrat që Klaudja donte të nominonte, i kërkon të qëndrojë dhe pak me të për të biseduar diçka. Banorët gjatë javës kanë shkruar nga një dëshirë e sëbashku me veroren i kanë vendosur te pema e dëshirave. Klaudja në letrën e saj, ndër të tjera ka shkruar se do të dëshironte të qëndronte dhjetë minuta me Erionin pa kamera dhe pa mikrofona.

Arbana e pyet përse i ka lindur kjo dëshirë, e Klaudja përgjigjet se është kurioze të dijë se çfarë ka për t’i thonë Erioni, pasi ai shpesh nis të flasë e më pas e përfundon bisedën duke thënë: “Do ta them kur të dalim”. Klaudja mendon se Erioni është i kushtëzuar nga kamerat e ndoshta nuk e ka krijuar lirshmërinë ndaj kamerave. Ajo shton se do të dëshironte që Erioni t’a vlerësonte për atë që është, e jo domosdoshmërish t’i thotë që e do.

Grafiku përfundimtar me të nominuarit e javës tregon që këtë javë do të shkojnë në nominim Graciano, Anila, Edgari, Ermira, Lorena e Klaudja.

Sëfundi, Arbana u thotë banorëve se ka një surprizë për të gjithë banorët. Në kopësht do të ketë party për të gjithë banorët, e më së fundi, dhe të burgosurit janë të lirë të dalin. Dënimi mbaron këtu. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles