
Arbana flet me Metin, e pyet si e kishte imagjinuar veten në BB dhe kush i mungon më shumë nga të afërmit e tij. Më pas, Arbana e fton të shohë në monitor, ku do t’i mundësojnë një lidhje me ta. Meti komunikon me nipërit dhe gëzohet shumë që po flet me ta nëpërmjet Skype.
Më pas, Arbana shprehet se ka një surprizë për të gjithë banorët. Është një performancë shumë e bukur që do t’i relaksojë të gjithë. Për ta kercejnë një grup fëmijësh të frymëzuar nga lojërat që kanë bërë banorët gjatë javës.
Fëmijët në mbarim të performancës, heqin maskat dhe ata janë nipërit e mbesat e Metit, me të cilët ka folur pak më parë nëpërmjet Skype. Meti përqafohet me nipërit e tij dhe gëzohet shumë për këtë surprizë.
0 comments:
Post a Comment