Saturday, March 17, 2012

Dinamikat e javës; Konfrontimet mes banorëve

Arbri, Doloreza, Klaudja dhe Liami janë pa diskutim katër personazhe të rëndësishme të shtëpisë. Arbri dhe Doloreza, të cilët janë futur më vonë në shtëpi e janë integruar më së miri, duke ndërtuar dinamika të reja mes banorëve. Nga ana tjetër janë Klaudja e Liami, të cilët gjatë gjithë kohës zihen si macja me miun. Sonte, njëri prej tyre mund të largohet.

Arbana kërkon lidhje me shtëpinë dhe i fton banorët të shohin një klip ku protagonistë janë të nominuarit e javës. Doloreza e Klaudja konfrontohen me njëra-tjetrën pas shfaqjes së klipit. Më pas, Arbana i jep të drejtën opinionistit, i cili kërkon t’i bëjë banorëve disa pyetje. Ariani pyet Dolorezën nëse ka patur një moment brenda shtëpisë që e ka shijuar qëndrimin aty dhe ka menduar se ke bërë mirë që ka hyrë në BB e ajo përgjigjet se po mundohet t’ia dalë, paçka se nuk po e gjen veten shumë mirë.

Pyetja për Klaudjën është: “Përse je e pakënaqur me të gjithë? Përse kërkon gjithnjë llogari e nuk ka asnjë moment humori?”. Klaudja përgjigjet se ka patur dhe shumë momente gazmore, përshembull me Gracianon ka bërë shumë humor, me Liamin edhe ngacmimet janë për shaka, e me Erionin po ashtu. Komenti nga opinionisti për Metin është se javën e parë ka qenë shumë aktiv, ndërsa tani po shuhet e pyet përse e po ashtu e pyet për mardhënien me Gentën. Meti përgjigjet se me Gentën një ditë janë mirë e një ditë jo, ndërsa Genta ndërhyn e thotë se mardhënia me Metin nuk shkon mirë, pasi Meti është i paqëndrueshëm.

Më pas, Arbana shprehet se do të shohin një klip me dinamikat e javës e do të ketë komente për të. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles