Sunday, March 18, 2012

Nominim i papritur për banorët; Graciano, i nominuari i parë

Për banorët do të ketë një nominim të cilin ata nuk e presin. Arbana shprehet se banorët do të nominojnë njërin prej tyre për t’a çuar direkt në televotimin e javës. Secili prej tyre duhet të thotë një emër të një banori që duan t’a nominojnë. Katër të nominuarit e javës përjashtohen nga ky nominim, por ata kanë të drejtë të nominojnë të tjerët.

Nëse ata zgjedhin një banor, ai shkon direkt në televotim. Nëse zgjedhin dy, shkojnë të dy. Nëse zgjedhin tre ose më shumë, nominimi nuk vlen. Arbana i bën me dije banorët për këtë proçedurë dhe u thotë se gjithashtu nga ky nominim, ata do të përfitojnë edhe një surprizë. Secili prej banorëve, duhet të shkruajë në fshehtësi në një letër emrin e banorit që duan të nominojnë.

Në oborr ndodhen 15 pode me nga një enë me lëng. Në çdo pod, është emri i secilit banor. Arbana fton secilin të tregojë letrën, duke thënë emrin e banorit që ka nominuar e më pas të shkojnë pranë podit me emrin e atij që ka nominuar.

Më i votuari nga banorët është Graciano, i cili shkon direkt në nominim në javën e ardhshme. Ai është votuar nga Arbri, Liami, Ermali e Doloreza. Në fund të enëve është shkruar diçka, e ata që do t’a pinë më shpejt do të lexojnë se çfarë mesazhi ka në fund të enës. Grupi fitues është Vlashi, Klaudja e Ermira e lexojnë një barsaletë. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles