Friday, March 9, 2012

Françeska: “Anila, me veprimet e saj, po ia ul vlerat vetes”

Françeska dhe Ermali rrinë te kutitë, afër kutisë së Erionit dhe fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin. Françeska thotë se ndihet xheloze për të dhe e paralajmëron se nuk duhet të rrijë më asnjë femër tjetër veç Gentës. “Vijnë më puthin vetë, ç’të bëj unë”, ia kthen Ermali.

Më pas ata diskutojnë për spektaklin e së shtunës dhe për njërin nga banorët e nominuar, i cili do të jetë i detyruar që të dalë. Françeska ka një siguri që nuk do të jetë ajo banorja që do të lërë shtëpinë. Ajo mendon se është Elvisi ai që do të largohet, por nuk përjahston mundësinë se mund të jetë edhe Anila, duke marrë parasysh sjelljet e saj ditët e fundit. “Me veprimet që bën, po ia ul vlerat vetes”, shprehet Françeska.

Banorët fillojnë që të imitojnë njëri-tjetrin, duke krijuar kështu disa momente të këndshme brenda shtëpisë së Big Brother.

Genta afrohet afër Lorenës dhe ndërsa shikon përballë tyre Dolorezën, shpreh mendimin e saj për të, duke thënë se nuk i pëlqen. Ajo e plotëson mendimin, duke përmendur edhe disa cituata, në të cilat Doloreza nuk i ka pëqlyer.

Klaudja dhe Liami diskutojnë për fitimet që mund arrihen me anë të bizneseve të ndryshme, si me anë të një lokali, pub-i dhe deri te parkingu. Ata diskutojnë për mënyrën se si e mendojnë zhvillimin e një biznesi.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles