
Doloreza kërkon që të sqarohet me të dhe i thotë se nëse ngacmimet e tij janë thjesht shaka pa interes, gjithçka është në rregull, por nëse ai e ngacmon atë si femër sepse mund t’i pëlqejë ajo si femër, atëherë nuk duhet ta bëje.
“Nëse është kështu nuk duhet të më ngacmosh se është padrejtësi, pasi një person tjetër këtu brenda të pëlqen ty” i thotë Doloreza Erionit.
Erioni sqaron Dolorezën se ai e ka ngacmuar thjesht për shaka dhe se nuk ka asnjë interes ndaj saj si femër. “Më pëlqen të ngacmoj dhe të ngacmoj” i thotë Erioni Dolorezës, ndërsa ajo i kërkon që të mos e bëjë më sepse të tjerët e mendojnë se ajo po ndërhyn në marrëdhënien midis tij dhe Klaudjas.
0 comments:
Post a Comment