
Vlashi i rrëfen Dolorezës se në jetën e tij deri tani është dashuruar dy herë dhe herën e dytë më shumë se të parën. Ai thotë se lidhja e tij e parë ka zgjatur për katër vite dhe më pas ka përfunduar pasi e dashura e tij nuk pranonte punën që Vlashi bën, daljet në shoqëri etj. më pas ai fillon të tregojë për lidhjen e tij të dytë dhe aty vjen edhe Françeska.
Vlashi e fton edhe atë në bisedë, pasi Françeska e njeh të dashurën e tij të dytë. Aty vjen Gentjana e cila ndërhyn me pyetje gjatë kohës që Vlashi flet për ish-të dashurat. Ai thotë se lidhja e tij e dytë ka filluar që në korrik të këtij viti, por ka përfunduar një javë përpara se ai të hynte në Big Brother.
Vlashi tregon se lidhja e tij e dytë përfundoi për shkak të disa telefonatave anonime në drejtim të tij dhe që vinin nga dikush që i njihte të dy ata.
Vlashi tregon se pasi është ndarë nga e dashura e tij ajo e ka telefonuar përsëri dhe i ka thënë se telefonatat anonime vinin nga motra e saj. “Unë i thashë se nëse ne fejohemi i bie që unë të mos i flas kurrë motrës sate” tregon Vlashi nga biseda me ish të dashurën. Ai shuan kuriozitetin e vajzave duke u thënë se motra e ish të dashurës e kishte telefonuar duke i thënë se e kishte marrë malli për të dhe kishte debatuar me duke hequr dorë edhe prej të dashurës së tij.
0 comments:
Post a Comment