Saturday, March 10, 2012

Ermali-Françeskës: ”Jemi dy shokë”; Françeska: “Dy shokë nuk puthen”

Pasi përfundon bisedën me Erionin, Doloreza shkon tek Limi dhe fillon që të diskutojë me të. Pas pak minutash qëndrimi afër tij, Doloreza vendos që të lërë provën.

Erioni dhe Ermali afrohen tek njëri-tjetri, ndërsa atje shkon Françeska dhe më pas Klaudja, e cila i pyet se si po ndihen brenda në kuti. Ermali e pyet në lidhje me bisedën që ka pasur ai me Dolorezën, por Erioni ia pret shkurt, duke i thënë se ata thjesht kanë diskutuar me njëri-tjetrin, pa thënë asgjë në veçanti.

Françeska shkon afër kutisë së Ermalit dhe fillon ta puthë atë nëpërmjet hapësirave dhe vrimave të kutisë. Ermali i thotë se e konsideron si shoqe, ndërsa Françeska ia kthen, duke i thënë se shoqja radhitet pas familjarëve. “Jemi shokë të mirë, që mund të pëlqehemi por vetëm kaq”, i thotë Ermali. “Më duket shumë çudi që dy shokë të puthen në buzë”, ia kthen Françeska. “Puthja nuk është gjithçka”, i përgjigjet Ermali. Ajo kërkon të dijë nëse Ermali është vërtet i lidhur dhe nëse ka një të dashur që e pret jashtë, sepse nëse është kështu, do të dëshironte që ata të ndaheshin. “Jam femër vetë dhe s’dua që të ma bëjnë edhe mua kështu”, shprehet Françeska.

Ermali nuk pranon që të tregojë nëse është apo jo i lidhur me dikë jashtë, por flet në përgjithësi, pa dashur të hyjë në dëtaje, duke mos u treguar i qartë në atë që do të thotë. “Që këtej e tutje gjërat do të jenë ndryshe”, shprehet Françeska. Ermali thotë se për atë njësoj është dhe se ajo duhet të veprojë ashtu siç mund të ndihet më mirë. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles