Saturday, March 17, 2012

Doloreza: “Kam ardhur pa strategji, thjesht do të mbrohem”


Gentiana, Ermira dhe Anila diskutojnë në sallon me njëra-tjetrin për ngjarje nga jeta.
Disa nga banorët shkojnë në kuzhinë dhe presin që të hanë nga ushqimi që është duke përgatitur Françeska.

Erioni dhe Doloreza, janë ulur te karriget në kopsht dhe bisedojnë së bashku, për të tjera tema, si për të lënë mënjanë mosmarrëveshjet mes tyre. Erioni e pyet se si i është dukur java e parë e qëndrimit në shtëpinë e Big Brother. Ajo fillon të tregojë për kohën e kufizuar që ka pasur për t’u përgatitur dhe thotë se nuk është përgatitur për të krijuar ndonjë strategji. Doloreza tregon se ka pasur dëshirë që të futet në shtëpinë e Big Brother 1, por pas një ngatërrese, nuk ka mundur që të hyjë. “Kam ardhur pa pikë strategjie, thjesht do të mbrohem”, thotë Doloreza. Erioni thotë se edhe ai nuk ka asnjë strategji, por thjesht po jeton me aq sa i jep çdo ditë. Ai i kërkon Dolorezës që të sillet ashtu siç është në të vërtetë, pa u munduar që të ndryshojë. Ajo thotë se tani nuk do të ketë më besim tek asnjëri nga banorët. Doloreza shprehet se nuk e ka problem qëndrimin qoftë edhe e vetme në Big Brother, mjafton që të mos ketë të bëjë me njerëz që i keqpërdorin bisedat e saj, duke përmendur Vlashin si një prej tyre.

Në dhomën-burg Liami dhe Ermali luajnë me letra me njëri-tjetrin. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles