Saturday, March 17, 2012

Erioni sqarohet me Dolorezën: “Përdore bisedën me mua, për t’u afruar me të tjerët”

Erioni dhe Doloreza dalin në oborr për t’u sqaruar për keqkuptimet që janë krijuar midis tyre. Erioni i kërkon shpjegime asaj se bisedat që kanë konsumuar bashkë, ajo i ka komentuar me banorët në shtëpi. “Ia kam shpjeguar edhe atij tipit, por këtu njerëzit janë part-time. Nuk ke asnjë full-time”, shprehet Doloreza si për t’u shfajësuar. Erioni i kujton bisedat që kanë bërë bashkë dhe i thotë se ajo ka bërë gabim dhe se duhet ta kuptojë këtë gjë. “Po të kisha për të flirtuar me ty, do të të vija pranë”, i thotë Erioni, për të sqaruar keqkuptimet. “Ia kam theksuar edhe këtë atij”, thotë Doloreza për Vlashin. Ajo mendon se Vlashi po e akuzon kot Erionin, duke menduar se ky i fundit kërkon të ketë një lidhje me Dolorezën.

Erioni e dëgjon Dolorezën teksa shfajësohet dhe thotë se ajo ka bërë një gabim të madh që ai s’do ta bënte kurrë. “Ti më ke treguar shumë gjëra, që nuk ka për t’i mësuar askush sepse ishte një bisedë midis ne të dyve, kurse ti nuk i mbajte për vete ato që të thashë”, i thotë Erioni Dolorezës. Ajo i kërkon falje, duke i thënë se pas këtij gabimi do të mësojë që të mos e përsëritë më. “I besova njeriut të gabuar”, thotë ajo për Vlashin.

Erionit nuk i ka pëlqyer edhe një fjalë që Doloreza ka thënë për të, që Erioni është duke “gatuar” diçka. “Ashtu më dukej mua”, i thotë Doloreza. “Ke menduar gabim. Mendon për mirë atje ku s’duhet të mendoje dhe mendon për keq, atje ku nuk duhet të mendoje ashtu”, i thotë ai. Erioni thotë se nuk i ka diskutuar me asnjë nga banorët bisedat që ka konsumuar me të, duke menduar se ajo mund të ketë një lidhje jashtë dhe nuk ka dashur që të bëhet ai shkak për ndarjen e tyre.

Ata më pas ulen dhe e mbyllin diskutimin me kaq.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles