Ku je njohur me Gentën dhe në ç’mënyrë?
Me Gentën jemi njohur në Tiranë gati 2 muaj e gjysmë më parë, para se ajo të hynte në BB5. Jemi prezantuar nëpërmjet një shoqes sime në një lokal. Ajo u afeksionua shumë pas meje, shkëmbyem numrat e telefonit dhe më pas komunikuam për një njohje më të thellë. Në fillim dilnim thjesht për kafe, pastaj vendosëm të dilnim fundjavave në club-e dhe shkëmbenim intimitet.
Si të është dukur Genta gjatë kohës që keni qëndruar bashkë?
Shumë tërheqëse. Gjatë kohës që kemi qëndruar bashkë më është dukur vërtet vajzë shumë e mirë, tërheqëse dhe e shkathët. Dinte të bënte për vete.
Të ka treguar sekrete për jetën e saj, për ndonjë lidhje të rëndësishme në jetë?
Po, më ka treguar për një lidhje serioze që ka pasur, dhe që kishte mbetur e zhgënjyer. Vetëm kaq.
Si sillej ajo për të tërhequr vëmendjen e një mashkulli, në këtë rast vëmendjen tënde?
Mënyra si sillej në tavolinë, si shikonte dhe si bisedonte, ishte e veçantë. Ndaj, në kuptimin e plotë të fjalës, unë do e konsideroja një flirt të vazhdueshëm me të. Dinte të luante.
Ju jetuat një lidhje të rregullt, apo vetëm u takuat disa herë? Si do e përkufizoje marrëdhënien me të?
Lidhja ime me Gentën ishte një lidhje e hapur. Kjo dhe për faktin se ca kohë unë u largova jashtë Shqipërisë dhe s’patëm mundësi ta konsolidonim si lidhje.
Kur u takuat për herë të fundit?
Hera jonë e fundit ishte një natë para se Genta të hynte në “BB”. Atë natë më tregoi që ishte pranuar si konkurrente e këtij “reality show”, pasi unë thjesht isha në dijeni që kishte hyrë në audicion.
E ndjek në lojën e saj brenda BB 5, si të duket?
Po. E ndjek vazhdimisht dhe e votoj Gentën. Mund të them që më pëlqen shumë në mënyrën si luan. Jam shumë i bindur që ajo do të ketë sukses në këtë show, pasi di të luajë shumë bukur dhe me mua.
Po në mënyrën se si sillet me meshkujt brenda, si të duket?
Nuk më bën përshtypje asgjë rreth komunikimit apo kontradiktave që krijohen brenda lojës, pasi nuk jam tip xheloz. Unë mendoj se ajo di t’ia dalë në çdo moment.
Si do ta përkufizoje atë si femër në lidhje, indiferente apo posesive?
Më shumë më është dukur posesive.
Po në intimitet si ishte Genta?
Ishte realisht shumë e mirë. Madje, më ka bërë përshtypje fakti që për andej nga ajo vjen është shumë mendjehapur, sepse ajo di të sillet shumë më çlirët se femrat që jetojnë këtu në Tiranë. Ajo ishte e gatshme të pranonte me moskokëçarje qoftë edhe një lidhje të hapur, që shumë pak vajza e pranojnë.
Çfarë ke menduar për lidhjen me Gentën, pasi ajo të dalë nga shtëpia?
Nëse do të jem në Shqipëri, do ta vazhdoj lidhjen me Gentën, sigurisht duke e konsoliduar si një lidhje të rregullt.

0 comments:
Post a Comment