
Arbana e pyet përse mendon se publiku e ka votuar për t’u larguar e Doloreza përgjigjet se banorët nuk kanë arritur t’a kuptojnë tipin e saj. Ajo shprehet se nuk ka dashur të bëjë lojë e as strategji, por ka dashur të ndryshojë diçka në jetën e saj. Doloreza shprehet se Liami po bën lojë e pothuajse të gjithë banorët po bien në lojën e tij.
Më pas është moment për të filluar me nominimet. Secili nga banorët do futet në dhomën e rrëfimit dhe do të thotë dy emrat dhe dy arsyet. Ndërkohë, Graciano shkon direkt në televotim për javën që vjen në sajë të votimit që kanë bërë më parë banorët.
0 comments:
Post a Comment