
Elvisi i thotë Françeskës se ajo duhet të bëjë kujdes kur shprehet sepse nëse i thotë dikujt se sillet si fëmijë, patjetër që vetë duhet të jetë e pjekur dhe të sillet si e rritur. Françeska i thotë se ajo është mjaftueshëm e rritur, por Elvisi kërkon që ta acarojë duke i thënë se ajo rri gjatë gjithë kohës përpara pasqyrës.
Françeska i thotë Elvisit që të mos i flasë më sepse ajo nuk po e dëgjon. “Nuk do bëhesh protagonist duke u kapur me mua, mos fol kot se nuk të dëgjoj” i thotë Françeska Elvisit. Ai ia kthen “normal, ti vetëm me pasqyrat komunikon, nuk flet me njerëzit”.
Françeska i thotë Elvisit se të gjitha femrat e kanë si karakteristikë të parit në pasqyrë dhe shprehet me ironi “po meshkujt që shihen gjithë ditën në pasqyrë çfarë janë?” duke ia hedhur me ironi Elvisit që shpesh shihet në pasqyrë. Elvisi i përgjigjet se ai akoma nuk ka parë meshkuj që të shihen në pasqyrë, duke bërë kështu sikur nuk e kuptoi ironinë e Françeskës dhe ajo i përgjigjet “shiko veten tënde atëherë”.
Për të mbyllur diskutimin me Elvisin Françeska thërret Gentën, por Elvisi nuk heq dorë shpejt. Edhe ai i thërret Gentës duke imituar Françeskën, por ajo nuk i flet më.
0 comments:
Post a Comment