
Genta ngacmon Ermalin dhe Françeskën. Fillimisht ajo pyet Ermalit “ke të dashur ti” dhe Ermali i përgjigjet “Jo”. Genta vazhdon më tej “gjithë ky djal ti, e s’ke të dashur” dhe Ermali i përgjigjet me pyetje “si mendon ti kam, apo jo?”. Genta i thotë se ajo mendon se Ermali ka të dashur jashtë shtëpisë së Big Brother dhe Ermali i thotë se kur ajo e mendon një gjë të tillë, nuk ka pse të pyesë atë. Genta i thotë më tej se ajo do që ta dëgjojë nga goja e tij një gjë të tillë.
Genta vazhdon më tej me pyetjet duke i kërkuar Ermalit që t’i tregojë se si e ka Emrin e dashura e Ermalit, por ai nuk i përgjigjet. Më pas Genta e pyet nëse familjarët e tyre janë në dijeni të lidhjes dhe Ermali i përgjigjet “çi ke këto pyetje rrufe, çjanë këto gjëra që pyet?”. Në bisedën e tyre ndërhyn Erioni i cili i thotë Gentës “po ty ç’të duhet që pyet?” dhe Genta i përgjigjet “pyes se unë merrem me llafe”.
Ermali për t’iu shmangur pyetjeve të Gentës e çon bisedën te Françeska duke i thënë Gentës se ajo e ka braktisur.
Genta mundohet që të fusë në bisedë edhe Françeskën, por ajo nuk i kthen përgjigje.
0 comments:
Post a Comment