Friday, March 9, 2012

Fillon prova e javës, Klaudja tenton të vazhdojë provën, por nuk reziston dot

Banorët pas një kohë të gjatë qëndrimi në dhomën e gjumit, marrin zarfin e provës së javës. ashtu sikurse u njoftuan edhe në fillimin e kësaj prove, banorëve do t’u duhet që të qëndrojnë brenda kutive në mënyrë që për 4 ditë të plotësojnë si grup 320 orë qëndrimi në kuti. Personi që do të kalojë kohën më të gjatë të qëndrimit në kuti do të fitojë imunitet për javën e ardhshme dhe do të jetë Lideri për një javë.

Anila lexon zarfin me udhëzimet e provës për banorët dhe të tjerët dëgjojnë me vëmendje. Sapo mbaron Anila së lexuari provën, banorët vrapojnë të pijnë cigare dhe të kryejnë nevojat e tyre personale sepse shumë shpejt presin të fillojnë lojën.
Nuk kalon shumë kohë dhe bie gongu që sinjalizon fillimin e provës.

Të gjithë vrapojnë drejt kutive që mbajnë fotografitë e secilit banor përsipër. Ata fillojnë provën e javës, por Klaudja përsëri nuk i reziston dot kësaj prove.
Pak pasi hyn në kuti Klaudja nxjerr flamurin e bardhë duke dhënë mesazhin se ajo po e lë provën. Klaudja lajmërohet nga produksioni se mund të dalë nga kutia. Banorët e tjerë sapo dëgjojnë që Klaudja po lë lojën duartrokasin me ironi, ndërsa Ermali del në mbrojtje të saj.
Me fillimin e provës, banorët fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin duke bërtitur poshtë kutive të tyre.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles