Sunday, March 11, 2012

Elvisi, eleminohet nga BB; Ermira e Lori, qëndrojnë në shtëpi

Është momenti për t’u njohur me rezultatet e televotimit për Anilën, Elvisin e Françeskën. Emri i banorit të parë që i shpëton eleminimit është Françeska.

Mes Anilës e Elvisit, Arbana i kërkon të gjithë banorëve të shprehin se cili mes të dyve do të donin të largohej, e Vlashi shprehet se do të donte të largohej Elvisi, e po ashtu mendojnë dhe Liami, Edi, Genta, Arbri, Graciano, Lori dhe Ermali. Ndërsa, Ermira, Klaudja Meti, Doloreza, Erioni dhe Françeska, dëshirojnë që të largohet Anila.

Pas opinioneve të banorëeve, Arbana shprehet se i eleminuari i javës nga votat e publikut është Elvisi dhe ai duhet të lërë menjëherë shtëpinë.

Më pas, është momenti për të mësuar vendimin e publikut për Ermirën dhe Lorenën. Më 75% të votave, publiku ka votuar që Ermira dhe Lorena do të qëndrojnë në shtëpinë e BB për të vazhduar rrugëtimin e tyre. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles