Sunday, March 11, 2012

Liam, Ermali e Arbri, në dhomën e dënimeve si 3 të burgosur

Arbana shprehet se tani do të ndodhë diçka që nuk e kemi parë asnjëherë në këto pesë edicione të BB. Në shtëpinë e Big Brother-it do të zbulohet një ambient i ri, që është shfaqur në fillim të mbrëmjes.

Arbana flet me Arbrin, Ermalin dhe Liamin e u kërkon atyre të shkojnë në dhomën e gjumit të djemve. Aty gjenden disa rroba, të cilat ata duhet t’i vëshin shpejt e shpejt dhe të kthehen në sallon. Njëkohësisht, Edi duhet të shkojë te dhoma e vajzave, ku ka dhe një veshje për të.

Arbana shpjegon se banorët shpesh herë kanë shkelur rregullat e shtëpisë, duke fikur mikrofonat, duke folur në vesh me njëri-tjetrin, e duke i dëmtuar ato. Tani e tutje, nuk do të ketë më tolerime. Ata që do të fikin mikrofonat apo do të thyejnë rregullat e shtëpisë, do të penalizohen.

Arbana i kërkon djemve të rrinë para derës pasqyrë, ku u shfaqet përpara syve “burgu” i shtëpisë. Arbana i thotë Arbrit, Liamit dhe Ermalit se kjo do të jetë tani shtëpia e tyre dhe kohën e qëndrimit në burg do t’ua përcaktojë Vëllai i Madh. Gardiani i tyre do të jetë Edgari. Ai do t’u japë ushqimin, i cili nuk do të jetë si i të gjithë banorëve e do t’i shoqërojë për në tualet. Gjatë gjithë javës ata do të kenë orën e takimit dhe nëse do të sillen mirë, mund të kenë dhe ndonjë fasilitet tjetër. Që nga ky moment e tutje, ata do të jenë tre të burgosur. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles