
Graciano, në momentet e rrëfimit është shprehur se ka qenë gjithnjë në kërkim të një fotografie, ku të mund t’i shihte të dy prindërit bashkë. Por këtë foto nuk e ka gjetur kurrë. Fëmijëria e tij ka qenë një fëmijëri e pazakontë. Fati s’është treguar shumë bujar me të, pasi e ka vënë përballë situatave shumë të vështira, që zor t’i përballojë një fëmijë.
Arbana e fton të shkojë tek dhoma e surprizave, ku gjen një byzylyk të vogël, një rreth që u vihet fëmijëve në maternitet. Graciano shprehet se ai byzylyk është shumë i veçantë për të dhe tregon se ka vitin e tij të lindjes dhe vendin, Selanik. Ai shprehet se fëmijëria e tij është një fëmijëri që jo çdo fëmijë mund t’a kalojë, e nuk ka patur atë ç’ka kishin të gjithë fëmijët e tjerë.
Më pas shfaqet një klip, ku mamaja e Gracianos tregon një hartim që ai ka shkruar në moshën 10 vjeçare. Graciano emocionohet shumë dhe ndër lot shprehet se as nuk e mbante mend që ajo letër ekzistonte.
Në kutinë që ndodhet pranë tij, ka një suprizë tjetër për Gracianon e aty gjendet një album fotografik. Mamaja e tij i kërkon falje që ia ka mbajtur të fshehtë deri tani foton që ai aq shumë e ka dashur. Në faqen e fundit të albumit, që ai ka në kuti, ndodhet fotoja e prindërve të tij.
0 comments:
Post a Comment