Thursday, March 1, 2012

Elvisi-Lenës: “Ke vendosur nëse mund të lidhemi?; S’po e bëj për lojë”

Genta shkon afër pishinës dhe i kërkon Liamit që të luajnë bashkë. Liami qesh teksa luan me top me Gentën dhe kjo e fundit, i thotë: “Sa qejf të kam kur qesh dhe kur je i gëzuar”. “Kështu më thonë edhe shokët në Gjermani”, shprehet Liami.

Atje ndodhen edhe disa nga banorët e tjerë, të cilët i shikojnë teksa luajnë e më pas marrin pjesë edhe ata në lojë.

Elvisi dhe Albulena qëndrojnë të ulur afër pishinës. Elvisi fillon ta “ngacmojë”, ndërsa luan me top. Albulena mendon se ai shprehet se e pëlqen atë, vetëm për efekt të lojës. “Jo për lojë. Unë për ty jam gati të futem në ujë”, shprehet Elvisi. Ajo thotë se vetëm kur është me të ai shprehet në këtë mënyrë, ndërsa kur janë të pranishëm edhe banorëte tjerë, ai druhet. “Unë nuk bie në sy se nuk e di se çfarë mendon ti”, shprehet Elvisi.

Ai e pyet Albulenën nëse ka vendosur që do të lidhet me të dhe Albulena i përgjigjet: “Është ende herët”. Elvisi i bën të ditur se mund të rrezikojnë që të dalin nga shtëpia të shtunën të dy dhe prandaj nuk duhet ta lënë për më vonë. 

Social Profiles