Thursday, March 1, 2012

Genta: “Më pëlqen gjakftohtësia e Klaudjas; Ne finale shikoj Ermalin”

Duket se banorët janë ndarë në grupe me njëri-tjetrin. Elvisi flet me Anilën dhe tregon vendin se ku rri dhe se çfarë bën kur vjen në Shqipëri. Ata në bisedë e sipër dalin frekuentojnë të njëjtat lokale, por nuk e kanë fiksuar njëri-tjetrin as si fytyrë.

Gentiana dhe Françeska janë në dhomën e gjumit, duke u marrë me sistemimine rrobave. Gentiana fillon të flasë për Arjolën dhe thotë se e ka parë atë teksa e imitonte. “Kush ia var asaj”, shprehet Françeska, e cili vazhdon duke thënë se ia thotë në sy ato që nuk i pëlqejnë tek Arjola.

Françeska është kurioze të dijë mendimin e Gentës për banoren e re brenda shtëpisë, Klaudjan. Gentës i pëlqen gjakftohtësia me të cilën arrin të përballojë shumë situata brenda shtëpisë. Françeska e pyet nëse mendon se ajo do të jetë në finale dhe Genta përgjigjet se nuk e shikon si një banore që mund të shkojë deri në finale. Ajo mendon se Ermali duhet të jetë në finale. Ndërsa Françeska e thotë me bindje se edhe Genta do të jetë në finale. Kurse Genta tregohet skeptike për veten.

Më pas vajzat dalin në pishinë, duke u bashkuar me shumicën e banorëve.

Social Profiles