Saturday, March 10, 2012

Vlashi: “Ermali nuk ka karakter”; Klaudja: “Më kini zili se jam e aftë”

Pas debatit të fortë me Klaudjën, Liami komenton me Vlashin e Gentën. Vlashi shprehet se po të ishin të gjithë të zotët, do t’a kishin bërë provën. Liam thotë se banorët u kapën tek nata e dytë që hoqën dorë të gjithë nga loja, e për Ermalin shprehet se është ndikuar psikologjikisht nga të tjerët për t’u dorëzuar. Vlashi thotë se po të kishte karakter, Ermali nuk do të ndikohej nga të tjerët. Ai shton: “Ermali nuk ka respekt për atë që fut në krevat (Françeskën), si mund të ketë respekt për të tjerët?”.

Vlashi shprehet se është i habitur nga sjellja e Klaudjës, e cila dhe pse e ka lënë lojën, përsëri merr pjesë ne debatet e mosrealizimit të provës. Liami shprehet se Klaudja fshihet pas argumentit se do t’i bënte Erioni orët e saj e për këtë të fundit thotë: “Erioni është pa gojë, i bën Erioni të gjitha”.

Më pas, në dhomë mblidhen të gjithë banorët e debatet për lojën vazhdojnë. Ermali vazhdon t’i mëshojë mendimit të tij se banorët e kanë patur mundësinë për t’a realizuar provën dhe ai ka qenë i gatshëm për të qenë pjesë aktive e saj. Edi merr fjalën e shprehet se ata kanë gabuar që nuk kanë provuar t’a realizojnë proën, por janë trembur nga llogaritë që kanë bërë në bazë të orëve e shton se të gjithë kanë gabuar, duke përfshirë dhe veten e Meti e mbështet Edin në gjykimin e tij.

Klaudja vazhdon të debatojë me Liamin, pasi të dy i mëshojnë mendimeve të tyre personale e Klaudja shprehet se janë 16 persona kundër Liamit e ai përsëri nuk po dorëzohet. Ajo shton se e ka dëgjuar Liamin teksa është shprehur se donte të provokonte Klaudjën për t’i nxjerrë në pah anët negative. Liami thotë se Klaudja është personi që në shtëpi ka ‘ushtar”, e Klaudja përgjigjet se ata mund të kenë zili sa të duan e të bëjnë thashetheme për të, nëse ajo është aq e zonja sa t’ia dalë mbanë të krijojë ushtrarët e saj përreth. Sëfundi Klaudja shton: “Nuk më intereson asnjëri nga banorët ne shtëpinë e BB”. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles