
Pas tij në po të njëjtin vend ulet Graciano i cili tregon edhe ai për një vajzë që ka dashur dhe vazhdon që ta dojë. “Ajo është zemra ime” thotë Graciano dhe më pas shton se tashmë nuk është më me të. Graciano ndryshe nga të tjerët vendos që të tregojë një surprizë të madhe që i ka bërë ish-të dashurës për t’i treguar asaj se sa shumë vlente për të. Graciano e mbyll historinë e tij duke thënë “për fat të keq nuk më ka goditur njeri si ajo, deri tani” dhe ia le vendin Klaudjas.
Ashtu si dy djemtë Klaudja vendos të ulet pranë zemrës së thyer edhe pse do të dëshironte që ta konsideronte si një dashuri të largët, në pritje dhe të ulej pranë zemrës me krahë.Klaudja fillon të tregojë për një histori të rëndësishme të jetës së saj që ka zgjatur shumë pak, por shumë të rëndësishme. Klaudja tregon se është ndarë për shkak se familja e saj nuk donte. “Është një person që unë vazhdoj ndjej akoma dhe nuk besoj se do ta harroj kurrë” thotë Klaudja. Klaudja thotë se ka ëndërr që ai të kthehet përsëri pranë saj. “E dua realisht shumë dhe atij nuk ia kam thënë”thotë Klaudja dhe më pas e mbyll rrëfimin e saj.
0 comments:
Post a Comment