Sunday, March 11, 2012

Erioni i tregon për dhimbjet e tij Dolorezës

Erioni i kërkon Dolorezës që të dalin në kopsht për të biseduar, në mënyrë që ajo të qetësohet. Ai e fillon bisedën, duke i treguar se për herë të fundit kishte qarë para 19 muajsh, kur ka humbur të ëmën, por më pas qau ditën që ka hyrë Doloreza në shtëpi.

Ai i tregon historinë e vdekjes të së ëmës. Thotë se lajmin e ka marrë vesh nëpërmjet një telefonate nga babai i tij. Ai thotë se e urren telefonin, dhe se kjo ka ardhur nga lajmi i hidhur që ka marrë për vdekjen e së ëmës nëpërmjet tij, Erioni tregon se hera tjetër që ka qarë, ka qenë kur Vëllai i Madh i bëri surprizën me të atin, i cili po kryente provën javore që kryen të gjithë banorët.. Më pas ai tregon për dashurinë për të atin dhe për gjithçka që ai ka bërë për të. “Të paktën ti ke marrë nga babai yt, por unë s’kam arritur të marr asgjë”, shprehet Doloreza dhe fillon të qajë me dënesë. Ajo thotë se nuk është aq e fortë sa për të përballuar shumë situata. Erioni i tregon se babanë e saj e ka bërë jeta që të jetë aq i forte dhe ajo nuk duhet të ndihet keq për faktin që nuk ëhstë si ai.

Erioni vazhdon t’i flasë, për ta qetësuar Dolorezën, ndërkohë që ajo e dëgjon dhe vazhdon të qajë sërish.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles