Sunday, March 11, 2012

Doloreza: “Banorët nuk janë të njerëzishëm”; Erioni: “Mendo që jemi në një lojë”

Erioni dhe Doloreza vazhdojnë të qëndrojnë në kopsht, duke biseduar me njëri-tjetrin, ndërsa banorët e tjerë bisedojnë në një cep tjetër të shtëpisë. Ai i kërkon që të mos vazhdojë të qajë dhe se duhet të mos ndihet keq, sepse nuk mundet dot që ta shikojë në të gjendje. Doloreza e falënderon për faktin që ai po i qëndron afër. Ajo shpreh pajkënqësi ndaj banorëve, duke u shprehur: “Këta harrojnë që të jenë njerëz. Të gjithë këtu brenda kanë një qëllim, por së pari duhet të jemi të njerëzishëm”. Erioni mundohet t’i sqarojë se të gjithë e konsiderojnë si një lojë jetesën brenda shtëpisë dhe kjo i bën ata që të shkëputen nga realiteti e të mendojnë vetëm për lojën.”Të hamë njëri-tjetrin për ato 100 mijë euro?!”, shprehet Doloreza. Erioni i kërkon që ajo të mos qajë në momentin kur e shikojnë banorët, sepse ata do ta marrin për debulesë dhe do ta sulmojnë gjithmonë në atë pikë.

Më pas ai i tregon për Françeskën, duke i thënë se edhe ajo ka pasur një situatë të tillë, ku ka filluar të qajë dhe se Erioni e ka ndier të nevojshme dhe ka shkuar për ta qetësuar. Erioni vazhdon t’i tregojë raste të ngjashme me të sajin, për ta qetësuar Dolorezën.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles