Monday, March 5, 2012

Ermali dhe Liam u punojnë rreng të tjerëve

Pas Debatit që krijoi Arbëri, banorët bëjnë thashetheme për të. Graciano thotë se ai debatoi vetëm sepse kërkon që të jetë protagonist. Mendimin e tij e përkrah dhe Françeska e cila thotë se ata nuk kanë për t’i dhënë rëndësi debateve të tilla që kanë për të ndodhur brenda shtëpisë.

Ermali dhe Erioni ndodhen në kuzhinë dhe fillojnë që të bëjnë kokteile me lëngje frutash. Pasi pijnë vetë ata mendojnë që të organizojnë një rreng për banorët e tjerë. Kështu të dy fillojë të krijojnë përzierje të çuditshme lëngjesh dhe në fund gatave u shtojnë edhe kripë. Liam i sygjeron Ermalit që të mos i bëjnë me kripë të gjitha gotat në mënyrë që të shumica ta provojnë pijen sepse nëse e provon njëri, mund t’u thotë të tjerëve që të mos e pijnë. Ermali i thotë se edhe nëse u hedhin kripë në sasi të vogla të gjitha gotave, ata nuk do ta ndjejnë shijen.

Ndërsa përgatisin koktejle Ermali pyet me zë të lartë banorët që ndodhen në dhomën e ndenjes “a do njëri kokteil?” dhe banorët përgjigjen “po”. Liami u thotë se nuk do t’ua mbushin plot në mënyrë që banorët të mos mërziten për shpërdorimin e lëngjeve të frutave. Pasi i përgatisin, ata u hedhin pijeve shumë limon dhe kripë.

Dy djemtë shkojnë pranë të tjerëve dhe u shpërndajnë pijet. Liami u kërkon që të mos e pinë deri sa të bëjnë të gjithë gëzuar. Banorët e kuptojnë se pijet nuk kanë shije normale dhe fillojnë që t’i pyesin djemtë se çfarë u kanë hedhur brenda. Erjoni është ai që e kupton se pijet kanë kripë dhe limon, ndërsa të tjerët ngurojnë ta provojnë. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles