Tuesday, March 6, 2012

Lojra, argëtime e biseda të ndryshme


Banorët bien dakort që të luajnë të gjithë bashkë me një lojë që ë kanë zhvilluar edhe më parë. Ata ua shpjegojnë edhe banorëve më të rinj dhe fillojnë të luajnë.
Pas disa minutash banorët ndahen në grupe të ndryshme. Një pjesë e tyre bisedojnë në dhomën e ndenjes. Një pjesë tjetër rrinë në oborr dhe shkëmbejnë biseda të ndryshme, ndërsa konsumojnë duhan.

Ata argëtohen edhe duke luajtur në pishinë. Vlashi, Anila dhe Liami argëtohen në ujin e ngrohtë të pishinës. Aty afrohet edhe Françeska e cila fillon që të bisedojë me Vlashin për modelet dhe sfilatat pasi në të tilla evenimente ata janë njohur jashtë shtëpisë. Liami ngacmon Françeskën për mardhënien e saj me Ermalin.

Më pas Anila dhe Liami shkojnë në sauna. Anila duke marrë shkas nga ngacmimet e Liamit kundrejt Françeskës e pyet për lidhjen e tij. Liami thotë se ai nuk do që ta humbasë të dashurën që ka jashtë dhe për këtë arsye do që t’i qëndrojë besnik asaj edhe pse ajo i ka thënë se do ta priste, pavarsisht se çfarë mund të ndodhte brenda shtëpisë së Big Brother.
Liami pyet anilën për historitë e saj të dashurisë dhe Anila rrëfen se ka pasur një lidhje prej tre vjetësh, por që tashmë ka përfunduar. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles