Monday, March 5, 2012

Arbëri akuzon Ermirën për paragjykime

Banorët rrinë në dhomën e ndenjes dhe pa përfunduar debatin për ushqimet nisin një tjetër debat. Arbëri u thotë banorëve se në shtëpi ata po i trajtojnë ndryshe vetëm se janë kosovarë. Shprehja e tij acaron banorët të cilët i thonë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe i kërkojnë që ta lërë debatin.

Arbëri u thotë banorëve se dikush prej tyre i ishte drejtuar me “ju kosovarët” dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer. Të gjithë të tjerët e kundërshtojnë duke i thënë që ai të mos hapë tema të tilla sepse janë shumë të rënda dhe nuk ka ndodhur që ata të paragjykohen prej tyre.
Ermira mundohet që të sqarojë Arbërin duke i thënë se ajo e tha vetëm për enët dhe se është ai që po i jep ngjyrime të tilla, por Arbëri këmbëngul duke i thënë se ajo nuk e trajtoi me respekt sepse i tha “ju kosovarët lani enët”. Ermira nuk e pranon atë që thotë Arbëri të cilit i kundërvihen edhe të tjerët. Françeska, Gentjana dhe Klaudja i kërkojnë që të mos e vazhdojë më këtë temë sepse ata kanë jetuar edhe me Albulenën dhe mardhënia e tyre ka qënë shumë e mirë.

Erjoni mundohet që të ndërpresë debatin dhe këshillon Arbërin duke i thënë se ai nuk duhet të flasë me të gjithë për tema të tilla. “Ti kape personin që ta tha dhe sqaroje me të” i thotë Erioni Arbërit dhe del jashtë. Klaudja i shkon nga mbas dhe e pyet se përse u mërzit. Erjoni i thotë se bëhet me nerva kur diskutohen gjëra të tilla. Klaudja fajëson Arbërin për hapjen e një teme të tillë ashtu si edhe shumica e banorëve të tjerë, por Erjoni i thotë “Edhe ai ka të drejtë”.

Më pas aty vjen edhe Arbëri i cili vazhdon të thotë se Ermira ia ka thënë “ju kosovarët”. Erjoni dhe Klaudja e këshillojnë që ai të mos debatojë me Ermirën që është shprehur në atë mënyrë sepse ajo ka treguar dhe ka dëmtuar veten dhe jo Arbërin apo banorët e tjerë që vijnë nga Kosova.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles