
Duke qenë, se ishte premtuar që në bazë të këtij votimi, fituesi do të përfitonte imunitetin për këtë javë, është dashur të rivotojnë mes Ermalit e Gracianos. Por është përsëritur e njëjta situatë, pasi ata kanë dalë përsëri me vota të barabarta. Klaudja lexon zarfin nga Vëllai i Madh, ku shprehet se në bazë të situatës të përsëritur dy herë, asnjëri prej dy djemve, nuk e fiton imunitetin.
Klaudja ka në dorë zarfin me të gjitha votat e dhëna nga banorët, ku për të qenë sa më transparent, u paraqiten dhe atyre për të numëruar votat.
Më pas, Graciano shprehet se pak a shumë e ka një ide se kush e ka votuar e Françeska përgjigjet se imuniteti nuk ka ç’i duhet asnjërit, pasi do t’i vinte në gjumë.
0 comments:
Post a Comment