
Ermali e këshillon Françeskën që të mundohet të qetësohet, pa bërtitur herë tjetër kaq shumë nëpër shtëpi. Ajo thotë se ka disa banorë si Anila apo Liami që e bëjnë që të nervozohet. “Dëgjo se ti je gërricëse gjithandej”, i përgjigjet Ermali. Ai thotë se nuk e ngacmon askush kot, por është ajo që i shtyn në debate. Ajo i tregon për debatin që ka pasur me Liamin, ndërsa Ermali ia pret shkurt, duke i thënë: “Do t’i kesh thënë diçka ti se s’të rri goja ty”. Ermir, e cila është e pranishme atje, thotë se ka qenë Françeska ajo që ka ndërhyrë në bisedën e tij dhe se e quajti “ordiner”, për ta provokuar që ai ta ofendonte edhe më keq. Françeska mendon se Liami gërricet kot me të, por Ermirës i kanë bërë përshtypje fjalët ofenduese që ajo ka përdorur kundrejt Liamit dhe e fajëson Françeskën për këtë gjë. “Pse i thua ordiner, kur nuk do që ta prekësh”, i thotë Ermira. Françeska thotë se nuk do që t’i nënshtrohet Liamit dhe për këtë arsye i kundërvihet. “S’jam unë si ata ushtarët që mban nga pas ai”, shprehet ajo. Ata diskutojnë edhe për disa minuta, lidhur me pakënaqësitë që ka Françeska kundrejt sjelljes moskokëçarëse të Ermalit.
0 comments:
Post a Comment