
Edi shkon pranë Klaudjës dhe e pyet si ndjehet sot, pasi ka qenë sëmurë e ajo përgjigjet se është më mirë. Më pas zgjohen dhe Anila, Ermali dhe Liami. Ky i fundit pasi kryen punëte para të mëngjesit, shkon pranë Arbrit për ta zgjuar. Anila i tregon Lorenës se ka parë gjyshen e saj në ëndërr e të dyja mundohen të shpjegojnë se çfarë kuptimi mund të ketë kjo ëndërr.
Më pas, Ermali e Liami qëndrojnë në oborr duke biseduar. Ermali i thotë Liamit: “Po kërcen ajo shoqja jote”, duke nënkuptuar Anilën, e Liami i përgjigjet se ajo ka shkuar për ta zgjuar në mëngjes. Ermali çuditet nga ky fakt e Liami shpjegon se Anila duhet ta ketë dëgjuar teksa ai i ka thënë Klaudjës që nuk do bëjë zhurmë për të zgjuar banorët. Ermali këkron të dijë se deri kur kanë ndenjur mbrëmë zgjuar e Liami përgjigjet se ka ndenjur deri vonë duke biseduar. Ermali shton: “Me siguri ke qenë me të fejuarin tënd” duke nënkuptuar Arbrin e Liami përgjigjet se Arbri është afruar vetëm 10 minutat e fundit. Djemtë vazhdojnë të komentojnë banorët e shkëmbejnë opinionet me njëri-tjetrin.
0 comments:
Post a Comment