“Të burgosurit” bisedojnë me njëri-tjetrin, ndërsa Françeska rri te dera dhe i dëgjon. Ata flasin për botën e modës dhe Arbri përfiton për ta pyetur Ermalin nëse merret me modën e dashura e tij, por Ermali nuk pranon që të jetë i lidhur.Banorët në kuzhinë, diskutojnë për qëndrimin në shtëpi dhe të nominuarit. Ata janë të paqartë për daljen e banorit që mund të dalë këtë javë nga shtëpia. “S’e kemi marrë më qira këtë shtëpi”, thotë Klaudja, ndërsa Gentiana thotë për veten: “Unë i kam dhënë paradhënie përpara se të hyja, për tre muaj”. Banorët fillojnë të qeshin. Ata komentojnë banorët e edicioneve të tjera të Big Brother dhe mundohen të bëjnë një llogari, duke u bazuar në gjininë e banorëve, të cilët mund të shkojnë në finale.
Banorët në kuzhinë diskutojnë për çmimet e larta në restorante dhe hotele. Ata tregojnë përvojat e tyre në hotele dhe restorante gjatë pushimeve dhe ndajnë eksperiencat me njëri-tjetrin.
Banorët ne dhomën-burg, bashkë me Françeskën, shkëmbejnë batuta dhe qeshin me njëri-tjetrin.
0 comments:
Post a Comment