Tuesday, March 13, 2012

Françeska: “S’jetoj dot me Ermalin”; Graciano: “Liamin e do shumë publiku”

Françeska shkon te dera e dhomës-burg, duke ruajtur “të burgosurit”. Arbri e pyet nëse ajo mund ta kalonte dot jetën me Ermalin, ndërsa Françeska thotë: “Jo”. Ajo shprehet se nëse Ermali është edhe në jetën e përditshme, kështu siç e ka shfaqur veten brenda shtëpisë, atëherë ajo do ta kishte të pamundur jetesën me të. “Ky është flori djalë, sinqerisht ta them”, i thotë Arbri. Ajo thotë se Ermali është duke shpenzuar shumë pak kohë me të tani që kanë 24 orë bashkë me njëri-tjetrin dhe ajo thotë se ka dyshime që lidhja e tyre mund të funksionojë. “Ndihem mirë që flisni për mua”, shprehet Ermali duke qeshur. Ndërsa Liami nuk është i pranishëm për momentin.

Banorët në dhomën e gjumit diskutojnë lidhur me sjelljet e banorëve dhe zënkat që janë bërë në shtëpi. Klaudja shprehet se nuk i pëlqen karakteri i Liamit, ndërsa Graciano thotë se ai është shumë i pëlqyer nga publiku dhe se kjo gjë i mjafton. Ai kujton një moment gjatë spektaklit, kur Liami u shpreh për veten me fjalët: “Unë kështu jam” dhe spektatorët në studio e kanë duartrokitur pafund shumë. Kjo gjë i ka bërë shumë përshtypje Gracianos, ndërsa Klaudja thotë se publiku ndikon për mirë dhe për keq nga momenti në moment dhe se publiku mund të ndryshojë mendim për të. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles