Tuesday, March 13, 2012

Ermali këshillon Liamin; Liami: “Ke strategji të lodhura; Lëshoje veten!”

Liami dhe Ermali mbeten vetëm në dhomën-burg, ndërkohë që Françeska e ka shoqëruar Arbrin për të pirë cigare. Ermali përfiton nga mungesa e Arbrit për t’i folur Liamit për marrëdhënien e afërt që ka krijuar ai me Arbrin. Ermali thotë se Liami duhet të krijojë një hierarki mes tij dhe Arbrit, sepse po duket sikur janë të dy në një nivel, duke u bërë të afërt me njëri-tjetrin. Ermali mendon se Arbri mund të marrë pëlqimin e fansave të Liamit, në momentin që marrëdhënia e tyre është kaq e afërt, por Liami shprehet se deri tani afërsia e tyre ka qenë e rastësishme dhe se ai nuk mund të krahasohet në asnjë aspekt me Arbrin, pasi Arbri edhe nga publiku shikohet si banor i ri. “Unë e di se ku jam dhe e di se çfarë flas”, i thotë Liami Ermalit.

Në atë moment, atje shkon Klaudja dhe i këshillon banorët duke bërë shaka, që të mos flasin më për Arbrin, duke thënë: “E keni bërë lolo atë të shkretin”.

Ermali vazhdon ta këshillojë Liamin në lidhje me regatat që duhet të ketë me Arbrin, por Liami ia pret shkurt, duke i thënë se ai i ka menduar shumë mirë gjërat dhe se simpatizantët e tij nuk mund të jenë kurrsesi edhe të Arbrit. “Ti ke ca strategji të lodhura fare. “Lëshoje veten o vëlla!”, i thotë Liami Ermalit

Më pas atje shkon Françeska dhe pas saj edhe Genta e Anila dhe biseda mes djemve përfundon me aq. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles