
Ajo thotë se kjo është një lidhje shumë e rëndësishme për të dhe se duke u nisur nga mënyra se si kanë rrjedhur gjërat në këtë dashuri ajo thotë “mendoj se tashmë filizi i dashurisë ka lindur”.
Mbas Ermirës edhe Edi ulet në zemrën e plotë dhe tregon për njohjen e tij pas ndarjes nga bashkëshortja e tij. Edi tregon se me gruan aktuale është njohur gjatë një inaugurimi të një lokali dhe më pas lindi dashuria e tyre ai u thotë banorëve se e ka pak të vështirë që të flasë për gjëra kaq intime përpara kaq shumë njerëzve. Banorët e tjerë fillojnë ta pyesin dhe Edi i shmang pyetjet e tyre. ai e mbyll rrëfimin e tij duke thënë “është vajzë shumë e zgjuar dhe sot e kam grua”. Ai u tregon banorëve se nesër ajo ka ditëlindjen dhe ai do t’ua thotë nesër se sa vjeç është ajo.
Pas Edit Anila fillon historinë e saj të dashurisë. Ajo thotë se përpara disa kohësh ka njohur një djalë me të cilin më pas krijoi një lidhje. Anila e konsideron dashurinë e saj si një dashuri me shikim të parë. Anila thotë se ajo lidhje ka qenë gjëja më e rëndësishme për të dhe shprehet “s’do ta harroj kurrë gjatë gjithë jetës”. Ajo thotë se lidhja e saj përfundoi, por do të ngelet si një nga gjërat e saj më të rëndësishme.
0 comments:
Post a Comment