Françeska tregon për dashurinë e saj; Vlashi i jep një mesazh vajzës jashtë
Françeska ulet pranë zemrës së thyer dhe fillon të tregojë për një lidhjen e saj e cila e ka bërë të vuajë. Ajo thotë se është lidhur në moshë të vogël kur ishte vetëm 16-vjeç. Françeska thotë se nuk është e sigurtë nëse ajo ka qenë dashuri e vërtetë sepse edhe vetë mosha e saj e vogël ndoshta nuk e kuptonte mirë këtë. Françeska thotë se lidhja e saj zgjati më tepër se një vit, por një ditë mësoi se ai kishte tre vite të tjera i lidhur me një tjetër vajzë dhe kjo e lëndoi shumë. Françeska e mbyll rrëfimin e saj duke thënë “tani thjesht flasin, por që nuk mendoj që të lidhem më me të dhe jo më të dashurohem përsëri”.
Më pas pranë po të njëjtës zemre ulet Vlashi. Ai tregon me humor se si është njohur me një vajze gjatë një programi televiziv. Ai thotë se historia e tij ka filluar para një viti. Ai e konsideron lidhjen e tij si një dashuri me shikim të parë. Vlashi rrëfen se ajo ishte dashuria e jetës së ti. “E them me bindje që ajo është dashuria e jetës sime” thotë Vlashi teksa tregon se një javë e gjysmë përpara se të hynte në BB5 janë ndarë pa ndonjë arsye të fortë.
Vlashi thotë se dëshiron që të kthehet përsëri dhe i drejtohet drejtpërdrejt asaj duke thënë “i them vetëm se e dua pa fund dhe them se do kaloj shumë kohë që të dua një tjetër si ajo”.
0 comments:
Post a Comment