
Erioni tregon për veten, duke thënë se nuk ka filluar të mendojë ende për lekët dhe për qëllimin që mund të ketë për të fituat çmimin e madh. Ai thotë se tani është momenti që të kalojë mirë dhe të ketë miq të mirë brenda shtëpisë, duke shijuar respektin e tyre, por në momentin që do të jetë në 5 banorët e fundit në shtëpi, atëherë do të fillojë të mendojë se si mund të arrijë që të fitojë çmimin e madh. “Të bëhesh i keq është gjëja më e thjeshtë, por unë dua të arrij që të më respektojnë”, thotë Erioni. Ai e këshillon që të mos vazhdojë të qajë sepse u krijon përshtypjen banorëve sikur është me e vogël nga sa është në të vëertetë, por Doloreza, shprrhet: “Ka raste që bëhem shumë e dobët”. Erioni i tregon se kjo gjë është normale, por ajo duhet të bëjë çmos për të mos e treguar. Kur të të thonë diçka, qesh, sepse ashtu i hipin më keq kacabujtë”, e këshillon Erioni.
Banorët në dhomën-burg janë duke folur për politikat që ndiqen në vende të ndryshme të botës, duke dhënë mendimin e tyre për fakte të cilat i kanë dëgjuar nga burime të ndryshme.
0 comments:
Post a Comment