Home » » Erioni këshillon Dolorezën; Liami-Ermalit: “Ke ndryshuar që kur u lidhe me Françeskën”
Erioni këshillon Dolorezën; Liami-Ermalit: “Ke ndryshuar që kur u lidhe me Françeskën”
Doloreza tregon për veten, duke thënë se i gjithë qyteti i saj i lindjes, ka qenë i përqëndruar te familja e saj dhe se ajo është mësuar me thashetheme, por këtu ndihet keq kur dëgjon që të bëhen thashetheme për të. Ajo e falënderon Erionin që i ka qëndruar afër, duke i thënë se janë të rrallë njerëzit si ai, që mundohet t’i qëndrojnë afër dikujt dhe i thotë se ia di shumë për nder që ia ka dalë ta qetësojë. Erioni i kërkon që ajo të shkojë gjithmonë tek ai kur të ndihet keq dhe thotë se do të jetë gjithmonë i gatshëm për t’i folur. Erioni mundohet ta bëjë Dolorezën që ta shikojë situatën nga një këndvështrim pozitiv, pasi jo gjithmonë të jepet rasti për të provuar emocione të tilla, sipas Erionit.
Banorët në dhomën-burg diskutojnë për daljen e Elvisit dhe më pas komentojnë ndryshimet që u kanë ndodhur atyre gjatë gjithë kësaj periudhe të qëndrimit në shtëpi. Liami i thotë Ermalit se ai ka ndryshuar që në momentin që është lidhur me Françeskën, ndërsa Ermali nuk e pranon që të jetë e vërtetë diçka e tillë. “Mund të mos e vësh re ti, por e vëmë re ne të tjerët”, shprehet Liami.
Tre banorët e burgosur protestojnë duke u rënë tenxhereve dhe tepsive që kanë aty, për të vënë në dijeni banorët se u hahet bukë. Atje shkonEdgari dhe Erioni, të cilët kujdesen për t’i çuar ushqimin.
0 comments:
Post a Comment