Françeska, Elvisi, Meti dhe Gentiana janë në oborr dhe fillojnë të bisedojnë për provën javore dhe për mundësinë që ata kanë për ta fituar. Françeska mundohet që t’i ingranojë banorët, duke i thënëe se duhet ta marrin më seriozisht, pasi nga kjo provë cvaren të ardhurat e tyre. Elvisi nuk ka shpresa se mund ta fitojnë dhe thotë se i është lutur banorëve që të bëhen grup, sepse në këtë mënyrë mund të rezistojnë më gjatë, por asnjëri prej tyre nuk e ka dëgjuar. Françeska mendon se ata duhet të mundohn sërish sepse ajo ka shpresë se mund t’ia dalin.Edhe Klaudja në dhomën e ndenjes, i këshillon djemtë që të mundohen të qëndrojnë më gjatë dhe ta marrin më seriozisht lojën. Të gjithë prnojnë që të mobilizohen të gjithë. Klaudja premton se ditën e nesërme do ta provojë edhe ajo vetë që të rrijë s më gjatë, në mënyrë që ta kalojnë me sukses kët provë javore.
Ndërsa banorë flasin, Erioni ngre flamurin, duke treguar se kërkon q ëtë dalë nga kutia. Ai ka ndenjur për rreth katër orë brenda në kuti, ndërsa banorët e duartrokasin dhe e komplimentojnë.
0 comments:
Post a Comment