
Vajzat hyjnë në pishinë më vonë dhe argëtohen të gjitha, duke qeshur e kënduar.
Anila kërcen në mënyrë provokuese dhe bën sjellje të ekzagjeruara, të cilat nuk i ka bërë më parë dhe kjo gjë i bën përshtypje banorëve dhe në veçanti Françeskës, e cila thotë se të gjithë këtë po e bën për efekt nominimi. Ajo flet me banorët, lidhur me sjelljen e saj dhe u tregon të gjithëve për mënyrën se si po sillet Anila.
Françeska më vonë shkon në dhomë dhe fillon që të diskutojë me Ermirën, për debatin që ka pasur me Klaudjan. Ajo thotë se Klaudja ka dashur që ta nxjerrë Françeskën keq para publikut dhe kjo ka qenë arsyeja që e ka përmendur aq shumë dhe e ka zgjatur aq shumë atë bisedë, por sipas Françeskës, Klaudja pa dashur e ka nxjerrë veten e saj akoma edhe më keq. Ajo vazhdon të sqarojë se nuk ka bërë asgjë me qëllim, lidhur me Erionin.
Ndërkohë që festa vazhdon, vajzat urojnë të gjitha femrat dhe të gjithë të afërmit e tyre për festën e 8 Marsit.
0 comments:
Post a Comment