
Pas njoftimit nga Vëllai i madh, vajzat, bashkë me disa prej djemve që ndodhen me to, dalin jashtë, duke menduar se do të fillojë prova javore. Liami qëndron te dera, për t’i uruar festën dhe për t’u munduar ta ruajë surprizën të pazbuluar deri në fund. Në banak qëndron Erioni, ndërsa vajzat emocionohen dhe fillojnë të bërtasin, sapo shikojnë gjithçka të përgatitur vetëm për to. Liami luan rolin e organizatorit, duke i ftuar qtë të shkojnë dhe të kënaqen, pasi gjithçka është vetëm për to. Erioni dhe Liami u shëbejnë vajzave, duke i bërë ato të ndihen të rëndësishme në këtë ditë.
Françeska del jashtë me Arbrin dhe fillon të komentojë se përse ka qarë. Ajo thotë se është munduar të sillet mirë me Erionin, por Klaudja e ka keqkuptuar me qëllim. “Bën të ndershmen kot”, shprehet Françeska për Klaudjan. Ajo thotë se i vjen shumë keq që ka qarë, por nuk mërzitet për këtë, pasi tregoi që di edhe të bëjë alegri, por edhe të preket në momente të caktuara.
Klaudja kërkon që dikush të bëjë striptizë për vajzat dhe ai që zgjedh të kënaqë ato, është Liami. Ai performon brenda në pishinë dhe vajzat qeshin.
Vajzat ndihen të privilegjuara, pasi dëshira e tyre është urdhër sot për banorët meshkuj.
0 comments:
Post a Comment