
Arbana bën të ditur se në nominim do të shkojnë katër banorët me më pak vota nga televotimi për të preferuarin. Ata janë Graciano, Françeska, Anila dhe Elvisi, por banorët do të kenë mundësinë të shpëtojnë njërin prej tyre.
Votimi i banorëve do të bëhet i fshehtë në dhomën e rrëfimit. Nëse ka barazim votash, pra ata shpëtojnë më shumë se një person, votimi nuk vlen. Shpëtimi nga nominimi vlen vetëm nëse njëri ka shumicën e votave të konkurentëve. Përndryshe, të katërt janë të nominueshëm, sipas grafikut. Katër banorët që rrezikojnë nominimin nuk mund të votojnë, ndërsa shtatë të tjerët, po.
Në dhomën e rrëfimit shkon Genta, e cila jep emrin e Gracianos për t’a shpëtuar nga të katër banorët që rrezikojnë nominimin. Meti shpëton Elvisin, Edi-Gracianon, e Klaudja po Gracianon. Liami shpëton Anilën, Ermali-Anilën dhe i fundit Erioni shpëton Elvisin.
Nga votimet e bëra nga konkurentët, Graciano i shpëton nominimeve. Françeska, Anila dhe Elvisi janë konkurentët që shkojnë në nominim këtë javë.
Sëfundi, Arbana u komunikon konkurentëve se për ta ka festë në kopësht sonte dhe surpriza më e veçantë shkon për Liamin, i cili do të luajë si Dj sonte me të gjitha pajisjet të vëna në dispozicion nga Vëllai i Madh.
0 comments:
Post a Comment