
Arbana fton konkurentët te dhoma e gjumit të shohin disa foto që do të prezantojnë konkurentët e rinj. Së pari shfaqet Doloreza, 25 vjeç e jeton në Tiranë. Ajo është arkitekte e pëlqen udhëtimet, modën e fotografinë.
Konkurenti i dytë quhet Arbri, është 24 vjeç, nga Prishtina. Ai është diplomuar për ekonomi, e tiparet që spikasin tek ai janë vullneti dhe ambicia.
E treta është, Ermira, 25 vjeç nga Tirana. Komunikimi është arma e saj më e fortë. E dashuruar me jetën, artin e pikturës dhe muzikën rock.
Konkurentja e katërt, është Lorena, 20 vjeç, nga Korça. Studente në fakultetin e inxhinierisë së ndërtimit. Një vajzë “Për t’u pirë në kupë”. Dashuritë e saj më të mëdha janë familja e shoqëria.
Konkurenti i pestë dhe i fundit është Vlashi, 27 vjeç nga Durrësi. Ai studion për ekonomi, por njëkohësisht administron një revistë mode online. Një personazh që arrin të fitojë gjithnjë vëmendjen e të tjerëve.
0 comments:
Post a Comment