Thursday, March 1, 2012

Françeska-Ermalit: “Sot më dukesh i largët karshi meje”

Françeska dhe Ermali, janë banorët që ngrihen të fundit nga krevati e shkëmbejnë biseda me njëri-tjetrin. Françeska pyet Ermalin nëse ka ndonjë gjë që e shqetëson e ai i përgjigjet se është thjesht një ditë ndryshe. Ajo shprehet se sot e shikon Ermalin shumë të largët karshi saj, e nuk e di përse e ka këtë parandjenjë, por ai nuk përgjigjet.

Françeska shton se do të fillojë dhe ajo të mbajë distancë nga Ermali, që mos të duket se po i rri gjithë kohën nga pas. Ajo e pyet nëse do t’i bëjë mëngjes, por ai përgjigjet se do t’a bëjë vetë e më pas ngrihet nga krevati.

Pas pak momentesh, Françeska kthehet në dhomë e shkon tek Ermali duke e përqafuar e puthur. Ata ngrihen, e pasi kryejnë punët e para të mëngjesit, shkojnë në kuzhinë për të ngrënë mëngjes. 

Social Profiles