
Njëri pas tjetrit të tre të burgosurit i hedhin kunja Gracianos, por ai nuk u përgjigjet. Graciano qëndron në oborr bashkë me pjesën tjetër të banorëve. Të gjithë komentojnë spektaklin e djeshëm. Kryesisht ata flasin për klipin ku u shfaqën “çiftet” e Big Brother 5. Nga të gjithë të pranishmit në klip, vetëm Graciano dhe Lorena pranuan se midis tyre ka lindur një ndjenjë sipatie dhe jo thjesht miqësi.
Banorët bëjnë shaka me fjalën respekt që u përdor edhe gjatë spektaklit të djeshëm në vend të fjalës “dashuri apo lidhje”.
Gjatë kësaj kohe lind një debat i shkurtër midis Ermirës dhe Françeskës. Françeska sot ka qënë më e heshtur dhe Ermira e ngacmon me shaka duke i thënë “po ti pse je urtësuar, apo s’ke Ermalin”. Kjo shprehje e saj bën që Françeska të nervozohet dhe i thotë “ç’lidhje ka Ermali këtu” dhe më tej i sqaron banorët se ajo nuk ndjehet mirë, por nuk ka të bëjë fare me Ermalin.
Në diskutimin e dy vajzave ndërhyjnë Edi dhe Erioni të cilët u kërkojnë që t’i lënë debatet dhe të vazhdojnë bisedat plot humor që kishin nisur.
0 comments:
Post a Comment