Thursday, March 15, 2012

Françeska për Anilën: “Nuk ka dy fije mend”; Lori: “Ajo nuk ka shpirt të keq”



Françeska dhe Lorena fillojnë që të flasin për Anilën. “Kjo dy fije mend nuk ka”, shprehet Françeska, e cila vazhdon duke thënë se ia thotë me ndrojtje, pasi Lorena e ka shoqe. “E kam xhan”, shprehet Lorena. Ajo mendon se Anila nuk ka shpirt të keq, por fakti që e sulmojnë të gjithë banorët, e bën që të nxjerrë atë anë të karakterit. Françeska mendon se ndonjëherë ajo nuk përballet me situatën, edhe kur ka të bëjë drejtpërdrejt me të. “Dje u bë nami, ajo s’u ndje, qeshtë, ndërsa sot që i thashë unë, e mori për keq”, shprehet Françeska. Ajo thotë se Anila nuk meriton që t’i kushtojë aspak rëndësi, qoftë edhe duke folur për të, ndërsa Lorena e justifikon, duke thënë se asaj i kanë ardhur situatat në atë mënyrë që e kanë bërë të duket keq përballë të tjerëve. Më pas vajzat fillojnë të flasin për jetën e përditshme dhe për gjëra personale.

Ndërsa në dhomën-burg banorët vazhdojnë të argëtohen, duke luajtur me tavëll e duke biseduar me njëri-tjetrin për lojën.

Me vajzat në kopsht afrohet edhe Ermira dhe Graciano. Ai tregon se ka qeshur shumë në dhomën e ndenjes dhe fillon që të komentojë lidhjen e Erionit dhe Klaudjas. Ai mendon se Erioni është shumë i dashur, por Klaudja është me teka. “Sot do t’i hyj në mes në krevat”, thotë Graciano duke qeshur. Vajzat nuk komentojnë lidhjen e tyre.

Gentiana dhe Françeska shkojnë në kuzhinë dhe fillojnë të gatuajnë darkën për të gjithë banorët.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles