
Banorët në kuzhinë bisedojnë, duke imituar e duke qeshur me njëri-tjetrin, ndërsa banorët në dhomën-burg i dëgjojnë dhe fillojnë që t’i komentojnë dhe të qeshin me njëri-tjetrin, duke bërë ironi me ta. “Këta vetëm të imitojnë dinë”, shprehet Ermali.
Në kopsht është Françeska dhe Lorena, të cilat flasin për mënyrën se si e kalojnë ditën, jashtë shtëpisë së Big Borther. Flasin për jetesën, shkollën, gatimin, duke e krahasuar atë me jetën brenda shtëpisë. Më pas vajzat fillojnë të diskutojnë për të nominuarit e kësaj jave dhe fillojnë që të japin opinione për banorët që mendojnë se mund të dalin këtë të shtunë. Vajzat mendojnë se është Dolorza ajo që do të eliminohet për këtë javë, duke komentuar edhe lojën e Arbrit, i cili sipas tyre, nuk është koherent. “Doloreza di të luajë, por nuk di sesi të luajë”, shprehet Klaudja, ndërsa Lorena thotë: “Ajo e bën të keqen kot”.
Biseda midis vajzave vazhdon edhe për disa minuta, ndërsa banorët në dhomën e ndenjes qeshin, duke bërë shaka me njëri-tjetrin.
0 comments:
Post a Comment