Thursday, March 15, 2012

Graciano xheloz për Lorenën; Anila xheloze për Metin


Graciano, Lorena, Meti dhe Anila ndodhen në dhomën e ndenjes, duke biseduar me njëri-tjetrin e duke folur për banorët. Graciano është kurioz të mësojë se çfarë ka folur Arbri me Lorenën dhe se çfarë i ka thënë konkretisht. Lorena i thotë se ai po i bënte komplimente vazhdimisht, duke i thënë se është vajzë e mirë. Ajo ia sqaron bisedën me Arbrin fije për pe, ndërsa Graciano ndihet xheloz.

Anila është ndier xheloze Për Metin nga Françeska, e cila i ka thënë se Meti shkoi dhe e puthi në krevat. Këtë gjë ajo ia thotë Metit, duke e pyetur nëse është e vërtetë kjo gjë apo jo. Meti ia sqaron situatën, duke i thënë se ishte Françeska ajo që i shkoi te krevati dhe e puthi, ai thjesht ia ktheu. Anila qesh dhe thotë se Françeska e ka transformuar ngjarjen.

Në dhomën-burg banorët vazhdojnë që të argëtohen duke luajtur me letra. Liami e mëson Arbrin se si të luajë. Ndërsa Doloreza rri te dera, duke ruajtur banorët. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles